Kalo te informacioni i produktit
Tavolinë Sensoriale
8.900 Lekë
Tavolina sensoriale i fton fëmijët të zbulojnë botën përmes lojës. Vasketat e integruara janë ideale për aktivitete shqisore me ujë, rërë, materiale natyrore dhe elemente të ndryshme, duke nxitur kuriozitetin, përqendrimin dhe lojën e pavarur.
Me kapakët e sipërm, tavolina shndërrohet lehtësisht në një sipërfaqe të zakonshme për lojë, krijimtari apo ushqim.
Karakteristikat e produktit
- Materiali dhe trajtimi: Dru natyral (birch plywood 18 mm) me sipërfaqe të trajtuar me vaj ekologjik për dru, me bazë uji dhe pa aromë.
- Përmasat e tavolinës:81x54.5x48 cm (h).
- Mosha e rekomanduar: 2-6 vjeç.
- Përfshihet: Tavolina, kapakët e sipërm, vasketat sensoriale dhe udhëzuesi i montimit.
- Mirëmbajtja: Pastrohet me leckë të lagur.