Rreth nesh
Nojna lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë ku prindërit mund të zbulojnë produkte që i japin fëmijës mundësinë të eksplorojë botën me duart, trupin dhe imagjinatën e tij.

Frymëzimi ynë
Frymëzohemi nga qasjet Montessori, Pikler dhe Waldorf, të cilat, në mënyra të ndryshme, na kujtojnë rëndësinë e mjedisit, lëvizjes, përvojës praktike dhe lojës krijuese.
Për këtë arsye, përzgjedhim mobilie në përmasat e fëmijëve, struktura për lëvizje dhe lojëra që nuk përcaktojnë çdo hap, por lënë hapësirë për zbulim.
- MontessoriMjedisi & përvoja praktike
- PiklerLëvizja e lirë
- WaldorfLoja krijuese
Pavarësia, hap pas hapi
Besojmë se pavarësia ndërtohet gradualisht, përmes mundësive të vogla të përditshme:
- 01Të arrish vetë një libër
- 02Të ndihmosh në përgatitjen e një vakti
- 03Të provosh një lëvizje të re
- 04Të krijosh një histori me disa figura prej druri
Nojna është ftesa jonë për t’u dhënë fëmijëve hapësirën të provojnë, të eksplorojnë dhe të rriten sipas ritmit të tyre.
“Mama, unë mundem vetë.”Zbulo koleksionin
Partneritetet tona
Nojna është distributori zyrtar ekskluziv për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për brandet që përfaqëson në kategoritë Montessori, Pikler dhe Waldorf.
- Shqipëri
- Kosovë
- Maqedoni e Veriut
Orfis Kids
Ndër partnerët tanë zyrtarë është Orfis Kids, brandi i mobiljeve Montessori dhe pajisjeve Pikler që përfaqësojmë.
në Evropë
Përmes këtij partneriteti, sjellim pranë familjeve produkte të krijuara për të mbështetur pavarësinë, lëvizjen dhe zhvillimin e fëmijëve.