Kalo te informacioni i produktit
Varëse rrobash Kaktus
5.500 Lekë
Një shok i vogël pranë derës, që e ndihmon fëmijën të varë vetë xhaketën, çantën apo kapelën dhe të kujdeset për sendet e tij/saj.
E përshtatur për lartësinë e fëmijës, kjo varëse nxit pavarësinë, organizimin dhe krijimin e rutinave të përditshme, duke e bërë çdo veprim të vogël një mundësi për të mësuar.
Karakteristikat e produktit
- Materialet dhe trajtimi: Dru natyral (birch plywood 9 dhe 12 mm) me sipërfaqe të trajtuar me vaj natyral për dru, me bazë uji dhe pa aromë.
- Përmasat: 32x35x120 cm (h).
- Mosha e rekomanduar: 2-6 vjeç.
- Përfshihet: Produkti dhe udhëzuesi i montimit.
- Mirëmbajtja: Pastrohet me leckë të lagur.