Kalo te informacioni i produktit
Portmonto Montessori
12.000 Lekë
Një hapësirë e përshtatur për fëmijën, ku mund të varë vetë xhaketën, të organizojë sendet personale dhe të përfshihet në rutinat e përditshme, duke zhvilluar pavarësinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë.
Me pasqyrë të përfshirë dhe dizajn minimalist prej druri natyral, është i përshtatshëm për korridorin e shtëpisë, si dhe për çerdhe e kopshte.
Karakteristikat e produktit
- Materialet dhe trajtimi: Dru natyral (birch plywood 18 mm) me sipërfaqe të trajtuar me vaj natyral për dru, me bazë uji dhe pa aromë.
- Përmasat: 100 × 35 × 100 cm (h).
- Mosha e rekomanduar: 2-6 vjeç.
- Përfshihet: Portmonto-ja, pasqyra dhe udhëzuesi i montimit.
- Mirëmbajtja: Pastrohet me leckë të lagur.