Kalo te informacioni i produktit
Peg Dolls Waldorf | Set me Kupa
2.000 Lekë
Një set që ndërthur lojën e lirë me njohjen e ngjyrave. Figurave prej druri u korrespondojnë gjashtë kupa me ngjyra të përfshira në set, duke i dhënë fëmijës mundësinë t’i klasifikojë, t’i grupojë dhe të krijojë historitë e veta përmes lojës.
Figurinat janë pa tipare të fytyrës, sipas filozofisë Waldorf, që i japin fëmijës lirinë t’u japë personazheve identitetin dhe historitë e veta, duke nxitur imagjinatën dhe lojën simbolike.
Karakteristikat e produktit
- Materiali: Dru bliri (linden).
- Përbërja: Set me 12 pjesë.
- Përmasat e figurinës: 3x7 cm (h).
- Përmasat e kupës: 5x4.7 cm.
- Mosha e rekomanduar: 2-6 vjeç.
- Përfundimi: Sipërfaqe e lëmuar me kujdes dhe cepa të rrumbullakosur.
- Bojërat: Në përputhje me standardet EN 71-1, EN 71-2 dhe EN 71-3.